“Kafeneja Jonë” kishte parashikuar Mini-Shengenin

Ndryshe

“Kafeneja Jonë” kishte parashikuar Mini-Shengenin

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 06:27
“Kafeneja Jonë”

Nisma e Ballkanit për mini-Shengen, pjesë e së së cilit Kosova pranoi të bëhej me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington, shpeshherë cilësohej si projekt i Serbisë për një Jugosllavi të re.

Nga partitë politike në Kosovë takimet që mbaheshin mes kryeministrave Rama, Zaev e presidentit serb Vuçiç cilësoheshin si takime ku synohej të jetësohej projekti për “Jugosllavinë e re”.

Mirëpo, ky term ishte përdorur shumë më parë, madje qysh në vitin 2013. Seriali “Kafeneja jonë” kishte përdorur termin “Jugosllavia e re” në një nga episodet e këtij viti.

Aktorët e këtij seriali flasin për krijimin e një partie e cila do të quhej “Partia për Jugosllavinë e Re”.

Vetë regjisori i serialit Shkumbin Istrefi, i cili në serial luante rolin e Fekës thotë se ndërkombëtarët ia kanë mbushur mendjen Malit zë Zi që të krijojnë Jugosllavinë e Re, projekt ky së cilit do t’i bashkohen edhe vendet tjera.

Videoja është publikuar nga regjisori Shkumbin Istrefi. “Tani thojne jo Kafeneja Jone s’ja ka qellu”, ka shkruar ai sipër videos

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat