Gjarpëresha më e moshuar në botë arrin të riprodhohet pa ndihmën e mashkullit

Ndryshe

Gjarpëresha më e moshuar në botë arrin të riprodhohet pa ndihmën e mashkullit

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Gjarpëresha më e moshuar në botë ka lënë shkencëtarët të habitur, pasi arriti të shtrojë vezë pa praninë e një mashkulli.

Pitoni 62-vjeçar prodhoi shtatë vezë në kopshtin zoologjik St. Louis në Missouri të SHBA-ve, pavarësisht se nuk kishte pasur praninë e një mashkulli për të paktën dy vite, shkruan The Independent.

Lindja bëhet akoma më e pazakontë kur i shtohet fakti se ky lloj i gjarprit zakonisht nuk shtrin vezët pas të 40’ave.

“Ajo patjetër do të jetë gjarpri më i vjetër që ne njohim në histori”, deklaroiMark Wanner, menaxheri i herpetologjisë në kopshtin zoologjik.w

Pitoni i pa emërtuar shtriu vezët më 23 korrik.

Marrja e mostrave gjenetike do të zbulojë nëse vezët janë riprodhuar seksualisht ose aseksualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat