Kjo është maska ideale që duhet të kenë mësuesit dhe nxënësit në shkollë

Ndryshe

Kjo është maska ideale që duhet të kenë mësuesit dhe nxënësit në shkollë

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 19:53
Ilustrim

Para se të themi cila është maska ideale gjatë procesit mësimor i cili fillon këtë të hënë, si fillim, ekspertët pajtohen me mendimin që maksa e fytyrës nuk mund të zëvendësojë nevojën e larjes së duarve apo distancën, për të cilën duhet të jemi të kujdesshëm, sepse asnjë masë e vetme nuk mundet të luftojë përhapjen e COVID-19.

Po cila është maska idelae që duhet të përdorin nxënësit apo mësuesit në shkollë?

Në lidhje me këtë pyetje, edhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar në “Rudina”, ka thënë se prindërit duhet të jenë shumë kujdesshëm kur t’i pajisin fëmijët me maska në shkollë.

Maska dhe distanca është shumë e rëndësishme. Prindërit përpiqen t’u blejnë fëmijëve maska me logo, emra lojtarësh etj, por është e gabuar. Maska më e mirë për fëmijët është ajo kirurgjikale sepse është e standartizuar, është vërtetuar që nuk pengon frymëmarrjen, ndërsa maskat e personalizuara, janë më të trasha dhe nuk i janë nënshtruar asnjë lloj kontrolli nga institucionet që kontrollojnë maska.

Mësuesit dhe prindërit, shtoi më tej Pipero, duhet të përpiqen t’i edukojnë fëmijët pa i stresuar, sepse ndryshe do bëjnë një dëm shumë të madh: “Ata duhet t’i thonë “shiko, ka një virus që mund të na prekë neve, mund të prekë të moshuarit, prek edhe fëmijët, juve nuk sëmureni vetë, por mund t’ua çoni virusin prindërve, prandaj tregoni kujdes për duart, për maskën, për bankën etj.

Nëse tregojmë kujdes, nëse shkollat kanë ujë për të larë duart kur fëmija shkon në banjë, nëpër klasa të ketë alkool që duhet të përshtatet për moshën, sepse jo çdo alkooli është i mirë për moshën. Për fëmijët të mos jetë përqindja e alkoolit më e lartë sesa 60 për qind.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat