Dasma përfundon në tragjedi, nusja hidhet nga ballkoni pasi dhëndri vrau veten

Ndryshe

Dasma përfundon në tragjedi, nusja hidhet nga ballkoni pasi dhëndri vrau veten

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 07:21
Ilustrim

Dhëndri 32-vjeçar u vetëvra në krahinën Ujjain në Indi pasi ishte gjetur i helmuar në makinën e vet të përplasur.

Ai kishte lënë një letër vetëvrasjeje ku fajësonte dy inxhinierë lokalë për të cilët thoshte se e kishin persekutuar në punë.

Gruaja e tij, studente mjekësie në të 20-at, e pllakosur nga dhimbja tha në një shënim se donte të bashkohej me burrin e saj dhe ishte hedhur nga ballkoni i një qendre tregtare në Indore, në perëndim të Indisë.

Ajo i mbijetoi hedhjes por po trajtohet në spital me plagë të rënda në kokë e në këmbë, sipas mediave lokale.

Çifti ishin martuar vetëm dy javë më parë.

Pas vdekjes së dhëndrit, babai i nuses erdhi për ta marrë atë në shtëpinë e prindërve në Faridabad.

Nusja tentoi vetëvrasjen pak para se ata të merrnin avionin e kthimit.

Një zëdhënës i policisë tha: “Është një tentativë vetëvrasjeje. Gruaja është shtruar në spital, jemi duke hetuar çështjen”.

Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat