Pamje të tmerrshme afër një dyqani bastesh në Novi Sad: Një burrë rreh një tjetër derisa i bie të fikët, pastaj ia thyen edhe krahët

Ndryshe

Pamje të tmerrshme afër një dyqani bastesh në Novi Sad: Një burrë rreh një tjetër derisa i bie të fikët, pastaj ia thyen edhe krahët

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 07:41
Pamje nga video

Disa pamje të tmerrshme janë shfaqur në rrjetet sociale, të cilat sipas përshkrimit tregojnë një ngjarje të ndodhur afër një dyqani bastesh në Novi Sad.

Sipas përshkrimit të videos, një burrë rreh brutalisht një burrë tjetër, dhe më pas, ndërsa qëndron i pavetëdijshëm në tokë, ai i thyen edhe krahët.

Kreu i Administratës së Policisë në Novi Sad, Milorad Shushnjiq, thotë se policia identifikoi një burrë kur dyshohet se rrahu një të ri 28-vjeçar në rrugën Jevrejska në Novi Sad dhe me atë rast i shkaktoi lëndime të rënda trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat