E zë gjumi pranë pishinës, e zgjon ariu (VIDEO)

Ndryshe

E zë gjumi pranë pishinës, e zgjon ariu (VIDEO)

Nga: D.G. Më: 15 shtator 2020 Në ora: 16:23

Një ari kurioz befasoi një burrë nga Massachusettsi, duke e zgjuar nga dremitja e pasditës pranë pishinës.

Matthew Beth nga Greenfieldi ishte duke fjetur pranë pishinës së tij, kur një ari hyri në oborr përmes një dere të hapur. Kafsha së pari piu ujë nga pishina, pastaj nuhati këmbën e Matthewt, para se ai të zgjohej.

Lëvizja e tij e papritur e trembi ariun dhe i gjithë incidenti, përfshirë përpjekjen e Bethit për të fotografuar ariun që po ikte, u kap nga një kamera e sigurisë në shtëpi.

Gruaja e Matthewt, Don Beth, e postoi videon në Facebook dhe ajo menjëherë u bë virale.

"Matt ishte pak i befasuar ndërsa pushonte pranë pishinës", shkroi ajo pranë videos, e cila provokoi reagime të shumta.

Sipas Daily Mail-it, arinjtë e zinj kanë zgjeruar territorin e tyre në të gjithë Massachusettsin në vitet e fundit. Shteti këshillon njerëzit që takojnë arinj të "bërtasin dhe të bëjnë shumë zhurmë, sepse arinjtë zakonisht reagojnë ndaj diçkaje të pazakontë duke u larguar".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat