Anglezi 8 vjeç lexon 84 romane për një vit, trashësia e librave është sa gjatësia e tij

Ndryshe

Anglezi 8 vjeç lexon 84 romane për një vit, trashësia e librave është sa gjatësia e tij

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 15:37
Elijah Fyrne

Një djalosh tetë vjeç ka arritur që brenda një viti të lexojë libra të cilët, kur vendosen njëri mbi tjetrin, formojnë një varg të lartë sa gjatësia trupore e fëmijës.

Dymbëdhjetë muaj më parë, Elijah Fyrne nga Cheltenham ia caktoi vetes një sfidë – leximin e librave që së bashku formojë trashësi prej rreth 140 centimetrash para se t’i mbushte nëntë vjet më 17 shtator.

Kështu, ai arriti t’i lexojë 84 libra brenda një viti dhe i mbetën disa ditë të lira para festimit të ditëlindjes së nëntë, shkruan Daily Mail.

Nëna e djalit, Michelle, tregoi sa krenare është me të birin, për të cilin tha se kishte vështirësi të qëndronte i ulur pa lëvizur dhe se ai nuk ka qenë lexues i natyrshëm para se t’ia caktonte vetes këtë sfidë.

“Unë jam krenare me Elijah-n ai nuk ka qenë lexues natyrshëm apo shumë i dhënë pas librave dhe ai ka vështirësi për të qëndruar i ulur pa lëvizur, prandaj kjo është një arritje e jashtëzakonshme për të”, tha ajo.

Duke lexuar 84 libra brenda një viti, i bie që djaloshi ka lexuar nga një libër për më pak se në çdo katër ditë.

Nga librat e shumtë që i lexoi, më së shumti i pëlqeu libri me titullin “The Beast of Buckingham Palace”, i shkruar nga komediani David Walliams, i cili është një ndër shkrimtarët e preferuar të djaloshit simpatik.

Ai nuk dëshiron të ndalet së lexuari, sepse ka planifikuar që për vitin tjetër ta sfidojë veten me më shumë libra. Elijah synon që vitin e ardhshëm të lexojë aq libra sa ata të arrijnë deri në tavanin e dhomës, kur ata të vendosen mbi njëri-tjetrin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat