A mund t’i ringjallim të vdekurit? – Dilema e madhe tashmë ka një përgjigje

Ndryshe

A mund t’i ringjallim të vdekurit? – Dilema e madhe tashmë ka një përgjigje

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:27
Ilustrim

Nuk ka diçka më të garantuar në këtë botë se sa vet vdekja. Megjithatë, kjo nuk na ndalon të imagjinojmë se si do të ishte kjo botë nëse vdekja do të ishte e përkohshme. Në “Show-in” televiziv “The Walking Dead”, kufomat njerëzore bredhin botën. Ne e dimë se të vdekurit e ringjallur nuk ekzistojnë, por shkencëtarët po përpiqen t’i rikthejnë në jetë të vdekurit para qindra viteve.

Në vitet 1800, fizikani Giovanni Aldini, u bë i famshëm për tentativat e tij spektakolare të “ringjalljes” së kufomave të njerëzve dhe të kafshëve duke stimuluar ato me goditje të fuqishme elektrike. Audienca ishte shumë e interesuar për këtë eksperiment, edhe pse kufomat asnjëherë nuk u kthyen në jetë. Aldini e dinte se ai nuk po i ringjallte të vdekurit, por nuk ndaloi përpjekjet e tij, e as shkencëtarët që e pasojnë atë edhe sot.

Njerëzit Zombie

Të vdekurit e ringjallur padyshim nuk janë të vërtetë, por disa studime të rastit tregojnë se disa pamje të ringjalljes spontane janë të mundshme.

Në vitin 2011, gruaja 46-vjeçare Kelly Dwyer ra në një pellg të ngrirë, derisa shkonte vetëm në New Hampshire. Zemra e Dwyer u ndal para se ambulanca të arrinte dhe temperatura e trupit të saj filloj të binte në 15 gradë Celsius, dhe 5 orë pas “vdekjes”, zemra filloj të punonte përsëri në mënyrë spontane. Ajo kaloi dy javë në spital, por në shtëpi u kthye e gjallë dhe pa dëme në tru. Ajo nuk ishte “zombie”, por në njëfarë kuptimi u kthye nga të vdekurit.

Gjithashtu mjekësia e njeh edhe fenomenin e Lazarit, që përkon me rastet kur dikush kthehet në jetë përsëri pas sulmit kardiak. Jo të gjithë njerëzit që përjetojnë fenomenin e Lazarit rifitojnë funksionin e plotë neurologjik, por një studim i vitit 2007 vlerëson se rreth 35% e pacientëve të fenomenit të Lazarit, kthehen në jetë normale dhe të shëndetshme.

Edhe pas qindra vitesh eksperimentesh të dështuara, disa shkencëtarë ende po përpiqen të rikthejnë në jetë trupin e njeriut. Për tre vitet e fundit, Bioquark Inc., një kompani amerikane e bioteknologjisë, po përpiqet të rekrutojë 20 pacientë të vdekur për një eksperiment të tillë. Studimi është planifikuar të fillojë në korrik të këtij viti, por tashmë ka marrë kritika të rënda nga komuniteti shkencor. Një letër e botuar në revistën “Critical Care” tha se “Çdo gjë e ka një kufi” dhe “vdekja do të thotë vdekje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat