Momenti kur ajsbergu mbi të cilin po ngjiteshin dy eksplorues, rrokulliset dhe për pak sa nuk përfundon mbi kokat e tyre

Ndryshe

Momenti kur ajsbergu mbi të cilin po ngjiteshin dy eksplorues, rrokulliset dhe për pak sa nuk përfundon mbi kokat e tyre

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:55
Foto Ilustrim

Dy eksplorues të Arktikut për pak sa nuk e kanë “parë vdekjen me sy”, kur një ajsberg mbi të cilin po ngjiteshin u rrokullis dhe ra në det – e për fat të mirë ata kanë arritur t’i mbijetojnë kësaj rrokullisjeje.

Eksploruesit Mike Horn dhe Fred Roux po ngjiteshin mbi ajsberg në afërsi të Polit të Veriut, kur u rrokullis copa e madhe e akullit, duke i hedhur në ujin e akullt dhe për pak sa të përfundojë mbi ata.

Ky moment rrëqethës është filmuar dhe publikuar në internet, ku deri më tani është shikuar në YouTube nga më shumë se 3.6 milionë njerëz.

Videoja shfaq dy burra duke u ngjitur në ajsberg duke përdorur vegla të veçanta për të mos rrëshqitur, por në një moment ajsbergu rrokulliset dhe ata përfundojnë në ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat