Burri i divorcuar ngre në këmbë policinë, refuzon ti kthejë fëmijën nënës dhe kërcënon ta hedhë nga ballkoni

Ndryshe

Burri i divorcuar ngre në këmbë policinë, refuzon ti kthejë fëmijën nënës dhe kërcënon ta hedhë nga ballkoni

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 08:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë i divorcuar ngriti në këmbë policinë mbrëmjen e të martës por fatmirësisht gjithçka përfundoi mirë.

Operacioni policor në Ptolemaida zgjati më shumë se dy orë (nga ora 21:00 deri në 23:15).

Burri i divorcuar, baba i një fëmije 10 vjeç, ishte mbyllur brenda shtëpisë së tij në

 në rrugën Pavlidi Adamopoulou, duke refuzuar t’i japë fëmijën nënës së tij.

Babai që dyshohet se e mori fëmijën me pëlqimin e nënës së tij, e cila ka edhe kujdestarinë, refuzoi t’ia kthente asaj dhe për këtë ajo njoftoi policinë.

Negociatorët specialë të policisë u përpoqën ta bindnin të dorëzohej por ai nuk u përgjigj. 

Zjarrfikësit nxituan në vend me një automjet shkalle në mënyrë që policia të mund të futej nga ballkoni. Burri kërcënonte se do të hidhte fëmijën nëse i afroheshin.

Përfundimisht burri i divorcuar, i cili mbante një thikë në dorë, u arrit të neutralizohej dhe më pas arrestohej nga policia.

Ai u dërgua në stacionin e policisë. Ndërkohë fëmija në gjendje të mirë shëndetësore ju bashkua nënës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat