Pasagjerja e “pushtuar nga djalli fluturon” brenda kabinës së aeroplanit, personeli detyrohet ta nxjerrë jashtë

Ndryshe

Pasagjerja e “pushtuar nga djalli fluturon” brenda kabinës së aeroplanit, personeli detyrohet ta nxjerrë jashtë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:13
Foto Ilustrim

Një grua është filmuar brenda një aeroplani që për destinacion kishte Michiganin në SHBA, duke “fluturuar” brenda kabinës sikur të ishte e pushtuar nga “djalli”.

Videoja është filmuar nga një pasagjer tjetër që ishte brenda fluturakes, ku shihet gruaja duke bërtitur derisa qëndronte mbi karrige – shumica prej të cilave ishin të zbrazëta,.

Pasagjerja që kishte vënë maskën mbrojtëse nën mjekër, bërtiste derisa qëndronte në tavanin e aeroplanit. E ekuipazhi i aeroplanit vazhdimisht i kërkonte të zbret, por ajo i injoronte kërkesat e tyre.

Edhe pse dukej sikur nuk po fliste me dikë në veçanti, ajo dëgjohet duke bërtitur: “të gjithë do të kemi marrëdhënie seksuale”.

Me të kuptuar se situata po acarohej edhe më shumë, personeli ndërhyn duke e zbritur dhe nxjerr nga fluturakja e cila më pas u dorëzua tek policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat