Edhe ata e vuajnë humbjen e nënës si ne

Ndryshe

Edhe ata e vuajnë humbjen e nënës si ne

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 13:14
Shimpazetë

Shimpazetë që ngelen jetimë vuajnë pasojat e humbjes së nënës për gjithë jetën. Ashtu sikurse njeriu, edhe disa lloje majmunësh kanë sjellje mjaft të ngjashme dhe periudha e shkëputjes nga nëna zgjat të paktën deri në adoleshencë për ne humanët, ndërsa deri 12 vjeç për shimpazetë.

Një studim që ka zgjatur 30 vjet dhe ka vëzhguar majmunët në Tai National Park në Bregun e Fildishtë. Ka rezultuar se ekzemplarët meshkuj që kishin humbur nënën në vitet e para të jetës, e arrinin më vonë moshën riprodhuese dhe bënin më pak fëmijë në krahasim me moshatarët meshkuj që kishin patur nënën të paktën deri në moshën e pjekurisë seksuale.

Studiuesit thonë se kjo mund të duket edhe si sjellje e parashikueshme, por në fakt shimpazetë e arrijnë pavarësinë për t’u ushqyer pa nevojën e prindit primar, pra nënës, që në moshën 4-5 vjeç. Por duket se kanë një varësi të zgjatur dhe pavarësisht pjekurisë që arrijnë, qëndrojnë me nënën të paktën deri në moshën 11-vjeçare.

Madje kërkuesit theksojnë, se edhe në rastet kur e humbin nënën në moshën 6-vjeçare, që biologjikisht nuk kanë asnjë nevojë nga ajo pasi janë të aftë të mbijetojnë vetë, ata kanë të njëjtat pasoja, pra tronditje dhe vuajtje për gjithë jetën, vonesa në zhvillim e pjekuri dhe riprodhim të ulët.

Autorët e studimit interesant shprehen se ende nuk janë të qartë, por kërkimet mbi këtë temë vijojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat