Këto janë pesë gabimet që dashur pa dashur bëjmë teksa vendosim maskën

Ndryshe

Këto janë pesë gabimet që dashur pa dashur bëjmë teksa vendosim maskën

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 09:06
Ilustrim

Mbajtja e maskës tani është bërë pjesë e një normaliteti të ri.

Njërëzit dita ditës po përshtaten me këtë fakt dhe përdorimi i tyre  sa vjen dhe zgjerohet.

Së fundmi Shqipëria ka vendosur përdorimin e detyrueshëm të saj edhe në ambientet e jashtme, kjo si një masë për të parandaluar shtimin e rasteve të së infektuarëve.

Kryeministri Edi Rama ditën e shtunë tha se kjo masë parandaluese do të futet në fuqi këtë javë, egzaktësisht ditën e enjte.

Mirëpo, duhet të kemi parasysh që thjesht duke e vendosur një maskë nuk po mbrohemi ashtu si duhet. Për të ndihmuar në parandalimin e Covid-19 ne duhet të vendosim atë në mënyrën e duhur dhe të shmangim gabimet të cilat deri tani i kemi bërë.

Gabimi 1:Keni vendosur maskën vetëm te pjesa e gojës

Nëse e keni vendosur kështu gjatë kësaj kohe, keni bërë gabim. Maska duhet të mbulojë dhe pjesën e hundës, pasi në të kundërt gjasat që të infektoheni nga vetë maska juaj përmes hundës janë të mëdha.

Ne marrim frymë pjesërisht ose plotësisht përmes hundës, dhe ju mund të infektoheni duke marrë frymë në grimca virale përmes vrimave të hundës.

Nëse hunda juaj nuk është e mbuluar nga një maskë, ju gjithashtu rrezikoni ndotjen nga vetë maska, e cila mbledh mikrobe në pjesën e jashtme të saj.

Gabimi 2: Maska juaj është shumë e lirshme

 Nëse vendosni një maskë kirurgjikale ose maskë pëlhure, sigurohuni që ajo të përshtatet mirë në anët e fytyrës tuaj. Duhet të jetë e rehatshme dhe të lejojë frymëmarrjen pa kufizime, por nuk duhet të jetë shumë e lirshme. Qëllimi është të krijojmë një pengesë që bllokon sa më shumë ajër të jetë e mundur.

Gabimi 3:Ju vazhdoni të prekni maskën tuaj

Maska s’duhet të jetë në kontakt me rrobat tuaja dhe pjesë të tjera të fytyrës apo të trupit. Nëse veproni kështu, funksioni i saj nuk po kryhet siç duhet. Një tjetër gabim i madh është vendosja rreth zonës së qafës kur nuk e keni në fytyrë.

Gjithmonë sigurohuni që të lani duart para se të vendosni maskën tuaj. Pasi të dilni në publik mos e prekni dhe rregulloni atë.

Gabimi 4: Po hiqni maskën tuaj gabimisht

Kur vendosni maskën dhe e hiqni atë bëni kujdes që të mos prekni pjesën e përparme të maskës. Në vend që të prekni maskën vetë, CDC rekomandon kapjen e maskës nga sythet e veshit ose lidhëset.  Gjithmonë kapeni  maskën tuaj me duar të pastra dhe sigurohuni që nuk po prekni sytë, hundën ose gojën kur e hiqni atë.  Lani menjëherë duart pasi të keni prekur maskën dhe ruajeni në një zonë të veçantë dhe të pastër, si një qese apo letër.

Gabimi 5:  Nuk e lani siç duhet pasi e hiqni

Nëse do ta përdorni disa herë, sigurohuni që ajo të mos bëhet burim infektimi. Kur ta hiqni lëreni të ziejë për 10 minuta para se ta përdorni për herën e dytë. Nëse e shihni që maska është dëmtuar pas disa larjesh, është koha ta zëvendësoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat