E fotografon qenin për të njoftuar fejesën e saj, por shumë shpejt pendohet

Ndryshe

E fotografon qenin për të njoftuar fejesën e saj, por shumë shpejt pendohet

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 16:33
Tani nëpër mediat sociale, çiftet po bëhen gjithnjë e më kreativë në mënyrën se si ata bëjnë publike lajmet e mëdha, shkruan Mirror.

Fejesa me personin me të cilin keni ndërmend të kaloni pjesën tjetër të jetës është një moment historik në çdo marrëdhënie.

Tani nëpër mediat sociale, çiftet po bëhen gjithnjë e më kreativë në mënyrën se si ata bëjnë publike lajmet e mëdha, shkruan Mirror.

Një grua vendosi që ta përfshinte qenin e tyre në njoftimin e fejesës dhe zbuloi se puna me kafshë mund të jetë shumë e paparashikueshme.

Një një video të shpërndarë në internet, një grua e sapo fejuar mund të shihet ulur para dy qenve ndërsa ajo i thotë njërit të ulet para kamerës për të kapur foton.

Ajo pastaj e vendos unazën në hundën e qenit dhe papritmas qeni e rrotullon kokën dhe e gëlltit unazën.

Image
Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat