Këto janë pesë gjëra që një punëdhënës do t'i dëgjojë në një intervistë

Ndryshe

Këto janë pesë gjëra që një punëdhënës do t'i dëgjojë në një intervistë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 06:52
Ilustrim

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë dëshiron një shef të dëgjojë nga ju gjatë një interviste? Cilat nga përgjigjet tuaja mund të rrisë shanset që ju ta fitoni këtë pozicion pune?

Para se të shkojmë në një intervistë përgatisim në mendjen tonë ato që do të themi, duke u bazuar më tepër në ato që ne na duken të mira për t'u thënë, pa menduar se çfarë është e mirë për punëdhënësin. Këtu do të gjeni pesë gjëra që duhen komunikuar gjatë një interviste, të cilat mund ta bindin punëdhënësin se ju mund të bëni një punë të shkëlqyeshme.

1. Ju nuk do të keni nevojë të ma thoni një gjë dy herë

Çdo punëdhënës dëshiron që punonjësi i tij t'i kryejë detyrat pas një here të thëni. Kështu që kjo pjesë duhet theksuar gjatë intervistës, por mos harrroni ta vërtetoni nëse e fitoni atë vend pune.

2. Do ta kryej punën dhe detyrat që më takojnë në mënyrën më të mirë të mundshme

Punëdhënësi ka dëshirë ta degjojë këtë fjali, që ju do ta kryeni punën në mënyrë të përsosur në bazë të aftësive që keni.

3. Jam një person i mirëkuptueshëm dhe përshtatem

Duhet ta konsideroni veten si një lojtar ekipi. Punëdhënësi duhet të marrë parasysh se si ju do të përballoni situata të ndryshme dhe se nuk do të krijoni konfuzion, konflikt apo të sfidoni autoritetin e tij.

4. Mund ta korrigjoj lehtë veten aty ku jam gabim

Kur ju jeni të tillë, në momentin që diçka nuk po shkon mirë ose ju nuk po e bëni si duhet, shefi mund ta diskutojë lehtësisht këtë situatë me ju, pa krijuar hatërmbetje.

5. Jam një punonjës i ndershëm

Unë do të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar në promovimin e këtij biznesi. Ndërsa jam duke punuar për ju, do të jem gjithmonë punonjësi më i mirë, qoftë për 1 vit apo 10 vjet. Dhe nëse largohem, kjo do të ndodhë në mënyrë miqësore.

Besnikëria nuk ka të bëjë me jetëgjatësinë, por sa i përkushtuar dhe i përgjegjshëm jeni ju, për sa kohë punoni në një kompani.

Këto pesë pika janë në thelb të atyre gjërave që një punëdhënës do të dëgjojë dhe mund t'ju bëjnë juve të dallueshëm nga kandidatët e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat