“Baba Vanga 2020”: A e parashikoi gruaja misterioze e verbër coronavirusin?

Ndryshe

“Baba Vanga 2020”: A e parashikoi gruaja misterioze e verbër coronavirusin?

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:39
Baba Vanga

Gruaja misterioze e verbër Baba Vanga besohet të ketë paralajmëruar sëmundjen e coronavirusit (COVID-19) “do të jetë mbi të gjithë ne” shumë vite më parë.

Vangeliya Pandeva Gushterova, e njohur më mirë si Baba Vanga, konsiderohet nga shumë njerëz se ka qenë autoriteti kryesor i Bullgarisë në profeci dhe në kontakt me shpirtrat.

Në vitin 1996, Baba Vanga thuhet të ketë parashikuar pandeminë e coronavirusit, e cila filloi nëntorin e kaluar në Kinë.

Virusi ka infektuar më shumë se 40 milionë njerëz në mbarë botën dhe ka vrarë më shumë se një milion.

Sipas DailyStar.co.uk, një grua që u takua me Baba Vanga në vitet 1990 ka dalë me lajmet e profecisë.

Neshka Stefanova Robeva, 73 vjeç, tha se mësoi për paralajmërimin e coronavirusit pak para vdekjes së Baba Vanga.

Ajo u tha se i kishte thënë Nostradamusi i Ballkanit se “coronavirusi do të jetë mbi të gjithë ne”.

Zonja Robeva tha: “Vanga parashikoi kur e vizitova vite më parë: ‘Coronavirusi do të jetë mbi të gjithë’. Nuk e kuptova se çfarë kuptimi kishin ato fjalë atëherë”.

Në atë kohë, gruaja supozonte se Baba Vanga fliste për Rusinë.

Zonja Robeva tha: “Vetëm tani e kuptova se ishte gripi kinez”.

Këto pretendime të çuditshme janë shpërndarë gjithashtu nga shumë njerëz në mediat sociale.

Pasuesit e Baba Vanga besojnë se gruaja ishte një grua e fuqishme që mund të komunikonte me të vdekurit dhe kishte vizione për të ardhmen.

Baba Vanga supozohet se parashikoi zgjedhjen e Barak Obamës në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2009, Brexit dhe sulmin terrorist të 11 shtatorit.

Më e famshmja, megjithatë, ajo u bë e njohur pas vdekjes së saj kur parashikoi saktë fundosjen e nëndetëses ruse Kursk në vitin 2000.

Duke folur për të ardhmen, disa besojnë se Baba Vanga parashikoi fatkeqësi natyrore dhe trazira politike.

Ndjekësit pretendojnë se profecitë e saj kishin një sukses prej 85 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat