Vajza që e jeton jetën sipas asaj që i thotë horoskopi

Ndryshe

Vajza që e jeton jetën sipas asaj që i thotë horoskopi

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 14:11
Stephanie Trussler,

Një vajzë jeton sipas horoskopit.

30-vjeçarja Stephanie Trussler, nga Worcestershire, e cila pranoi se është aq adhuruese e zodiakut, saqë ka marrë vendime të mëdha jetësore bazuar në ato që këshillojnë.

Stephanie është ai personi i cili vepron për çdo gjë në jetën e saj ashti siç e parashikojnë yjet. Si në një marrëdhënie me një person ashtu edhe në jetën personale, Stephanie ka vepruar sipas horoskopit.

Ajo kishte një lidhje me një mashkull i cili ishte Peshk në horoskop dhe kjo i bëri probleme asaj që të përshtatej me të kështu edhe u nda.

Pas ndarjes me të ajo u njoftua me një mashkull i cili ishte Akrep në horoskop, edhe pse shenja e saj me Akrepin përshtatej, ajo përsëri nuk ishte e kënaqur dhe e përfundoi lidhjen e saj.

Pas kësaj lidhje të dytë, më në fund gjeti shpirtin e saj binjak i cili ishte Virgjëreshë në horoskop. Ishte shenja më perfekte e horoskopit që të përshtatej me të.

Ata kanë një lidhje që nga viti 2017 dhe qëndrojnë në rregull me njëri-tjetrin. Përveç lidhjeve që ajo ka kaluar duke u bazuar në horoskop, edhe aspekti profesional dhe udhëtimet ishin pjesë e saj.

Stephanie ka bërë disa udhëtime në bazë të asaj se çfarë kishte thënë horoskopi për të. Ajo udhëtoi në SHBA dhe aty filloi edhe biznesin e saj.

Stephanie thotë se nuk i kupton njerëzit që nuk i besojnë horoskopit, sepse horoskopi tregon karakteristikat e secilit person dhe që çdo gjë është e vërtetë.

Të paktën për të ishte. Ajo thotë se çdo gjë që ajo ka vepruar në bazë të horoskopit ishte pikërisht ashtu dhe që kishte arritur suksese. Ajo ka një lidhje të suksesshme dhe një biznes që i ecën shumë mirë.

 

 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat