Nëna e vetme në shtëpi i dërgon të dashurit një foto, por në syzet e saj ajo vëren edhe dy figura tjera

Ndryshe

Nëna e vetme në shtëpi i dërgon të dashurit një foto, por në syzet e saj ajo vëren edhe dy figura tjera

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 21:34
Sara Medeiros

Sara Medeiros nga Massachusetts bleu syze të reja.

Ajo u përgatit për një selfie dhe ia dërgoi foton të dashurit të saj. Ndërsa priste përgjigjen e tij, ajo vështroi nga afër foton.

Në pasqyrimin e syzeve të saj, ajo vuri re diçka që i ngjante dy figurave njerëzore, një burrë të rritur dhe një fëmijë. Sara, një nënë e tre fëmijëve, thotë se ishte në shtëpi vetëm në kohën e setit fotografik.

“Unë kam qenë vetëm në shtëpi tërë ditën. Isha duke qëndruar në kuzhinë dhe shkoja drejt dhomës së ndenjes. Një tryezë e zezë kuzhine dhe katër karrige shiheshin në pasqyrimin e syzeve. Por kjo nuk është ajo që pashë! Unë shoh dy figura, njëra pranë tjetrës. Duket si djalë. Pranë tij është një figurë e gjatë paksa e errët”, tha Sara.

“Disa prej atyre që i panë fotot më thanë se një lloj fantazme djali ishte e lidhur me mua dhe se ata mund të shihnin gjurmë të magjisë së zezë. Nuk e di se çfarë është në reflektim, por më trembi shumë”, shtoi Sara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat