Kujdes fëmijët nga Halloween-i, festa ‘e çmendur’ mund të ketë pasoja

Ndryshe

Kujdes fëmijët nga Halloween-i, festa ‘e çmendur’ mund të ketë pasoja

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 20:03
Ilustrim

Festa e Halloween-it, prej disa vitesh pritet me interes edhe në Shqipëri. Sidomos nga fëmijët, maskat janë kthyer në trendin e ditëve të fundit, në pritje të festës së shtrigave. Po këtë vit, maskat, veç trendy-t, janë edhe detyrim.

Grimi i personazhit të preferuar, veshjet me personazhet e preferuara, në fakt, veç pjesës së argëtimit, sjellin edhe efekte në shëndetin e fëmijëve, sidomos tek ata që vuajnë nga alergjitë apo komplikacione të tjera.

Shqetësimi i prindërve mund të reduktohet disi nëse ndiqni me kujdes disa këshilla që, më së shumti, u drejtohen fëmijëve që vuajnë nga astma apo alergji të tjera.

Image

Gjatë përgatitjeve, është shumë e rëndësishme që prindërit dhe fëmijët të kenë parasysh disa këshilla:

Maskat. Bëni kujdes që fëmijëve me astmë t’u gjeni një kostum pa maskë, sepse kjo e fundit u vështirëson atyre frymëmarrjen normale. Kjo grupmoshë është e lirë edhe nga maska anti-Covid. Edhe kostumi të mos jetë i ngushtë apo i ngjitur pas trupit, që të pengojë frymëmarrjen.

Grimi i Halloween-it mund të shkaktojë reaksione alergjike, ndaj këshillohet të përdorni vetëm produkte të një cilësie të lartë dhe para se ta përdorni, provojeni për të kuptuar nëse ka rrezik për ndonjë reaksion apo alergji.

Kontrolloni ushqimet. Bëni kujdes me produktet e paetiketuara dhe para se fëmijët t’i konsumojnë, kontrolloni etiketat e tyre. Nëse keni fëmijë që vuajnë nga alergjitë, ata duhet ta dinë se cilat janë ushqimet që bëjnë dhe nuk bëjnë për ta.

Mos u dhuroni fëmijëve ushqime. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë  - t’i shmangni nga alergjitë dhe helmimet.

Jini gjithmonë gati për rastet urgjente. Mbani me vete Epipenin dhe numrin e urgjencës. Fëmijët që vuajnë nga astma duhet të marrin terapinë e duhur çdo ditë dhe të kenë gjithmonë me vete Ventolinen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat