Kjo pulë është më e shtrenjta në botë, a e dini pse?

Ndryshe

Kjo pulë është më e shtrenjta në botë, a e dini pse?

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 20:33
Kjo pulë është më e shtrenjta

Një qytezë e vogël në lindje të Francës mund të duket si një rrugë e gjatë për të provuar një pjatë me pulë, por për shumë njerëz ia vlen mundimin.

Shefi i kuzhinë Jean-Michel Carrette drejton një prej restoranteve të vlerësuar me yllin Michelin në Tournous. Ai ka arritur ta mbajë këtë yll falë edhe cilësisë së lartë të mishit të pulës në menunë e tij. Shije e pulës është shumë larg asaj të pulave të supermarketit, ndërsa çmimi i pulave nis nga 40 euro për kilogramë në dyqanet e mishit të Parisit. Pula ‘Bresse’ është e preferuara në fakt e të gjithë shefave Michelin, si edhe e presidentëve francezë.

François Hollande nuk pranonte t’i shërbehej asgjë tjetër, ndërsa edhe Emmanuel Macron thuhet se është një fans i zjarrë. Pulat rriten në rajonin historik të Bresse. Por duke qenë se Franca eksporton vetëm 5% të prodhimit, atëherë duhet që të udhëtosh deri në këtë rajon për të provuar shijen.

Image

Pula është aq e rëndësishme për zonën, saqë përmendet disa herë në dokumentet e mesjetës. “Historia e pulës Bresse mund të gjurmohet përmes një sërë dokumentesh që tregojnë me detaje se si fermerët paguanin qiratë e tyre me pula dhe se si ua dhuronin ato ushtrive pushtuese.

Ajo përmendet për herë të parë në vitin 1591, kur tregon se si qytetarët e Bourg-en-Bresse ofroi dy duzina me shpendë për markezin e Treffort, sepse kishte dërguan trupat në Savojë”, thotë Marie-Paule Meunier, nga komiteti i promovimit të këtyre pulave.

Në këtë rajon, kultivimi i misrit nisi menjëherë pas mbërritjes së tij nga Bota e Re, ndaj mesa duket Bresse është pula e parë e ushqyer me misër.

Fama e pulës u përhap në shekullin e 19-të, ndihmuar edhe nga fakti se ato përkojnë me ngjyrat e flamurit francez, këmbë blu, trup i bardhë dhe lafshë të kuqe. Vlerësimi i fundit erdhi para 60 vitesh, kur pula Bresse u bë gjëja e gjallë e parë që merr një certifikatë për mbrojtje origjine, të vlefshme përgjatë Bashkimit Europian, diçka që zakonisht u jepet gjërave si shampanja, proshuta nga Parma, etj.

Image

Në rajonin e Bresse ka rreth 180 ferma që rrisin pula të tilla. Ferma e familjes Laurency rrit rreth 20 mijë pula Bresse në vit. “Jo vetëm që një pulë e certifikuar duhet rritur në Bresse, por gjithashtu duhet të hajë vetëm ushqim të rritur në këtë rajon”, thotë një prej anëtarëve të familjes, teksa tregon se pulat lëshohen të lira nëpër fusha, ndërsa sipas ligjit duhet të kenë 10 metra katrorë hapësirë secila.

Përzierja e ushqimit gjithashtu është shumë specifike: 700 kilogramë misër, 300 kilogramë grurë dhe 70% qumësht i tharë. Ushqimi është qëllimisht i ulët me proteina në mënyrë që pulat të kërkojnë për insekte, krimba apo kërmij, si edhe bar për dietën e tyre.

Ferma i blen zogjtë nga një qendër seleksionimi që garanton pastërtinë e racës. Zogjtë kushtojnë nga 2.4 dollarë secili, ndryshe nga racat e tjera që mund të blihen për 35 cent copa. Shumica e pulave Bresse therren kur arrijnë moshën 4 muajshe, ndërsa klloçkat lejohet të jetojnë edhe një muaj më gjatë.

Muaji dhjetor është periudha me konsumin më të lartë, mbi të cilën është ngritur edhe një festival agrikulturor që daton nga viti 1862. Gjatë 4 ditëve të festës zhvillohen festa në tregje të ndryshme, ndërsa jepet edhe çmim për fermerët më të mirë të pulave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat