“Çmendet” ish-ministri, kafshon peshkun në konferencë live

Ndryshe

“Çmendet” ish-ministri, kafshon peshkun në konferencë live

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:25
Dilip Wedaarachchi

Një ish-ministër në Sri Lanka ka bërë një demonstrim të veçantë në konferencë për mediat.

Dilip Wedaarachchi kafshoi një peshk për të treguar se nuk është e rrezikshme sa i përket koronavirusit.

Kështu, në mënyrë që t`i tregonte njerëzve se peshku nuk i infekton me koronavirus, 63-vjecari kafshoi një peshk të gjallë gjatë një konference për shtyp.

“E bleva këtë peshk që ta tregoja vetë. Po i bëj thirrje njerëzve të këtij vendi që të konsumojnë peshqit, sepse nuk kanë asnjë rrezik”, u shpreh ai.

Dhjetëra mijëra tonë peshk kane mbetur pa u shitur ne vend. Pas shpërthimit të epidemisë dhe rënies së ndjeshme të çmimit, tregu qendror i peshkut në vend u detyrua te mbyllej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat