Mësoni përse edhe qentë ndonjëherë kanë nevojë për antidepresivë

Ndryshe

Mësoni përse edhe qentë ndonjëherë kanë nevojë për antidepresivë

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Mund të jenë shpesh nën presionin emocional

Veterinerët e Zvicrës thonë që kanakarët janë nën presionin gjithnjë e më të madh emocional, për shkak të të cilit vuajnë nga sulmet e ankthit dhe depresioni.

Një hulumtim gjithashtu ka treguar që disa qen vuajnë nga rraskapitja kronike për shkak të dinamikës së pronarëve të tyre.

Image

 

Psikologia biheviorale dhe veterinare Linda Hornisberger thotë që po ballafaqohen me qen gjithnjë e më shumë të deprimuar.

Në raport theksohet se shembulli i qenit roje Silver, i cili u transferua me pronaren Gabi Turner nga Zvicra në Mbretërinë e Bashkuar.

Zonja Turner (44) thotë që Silveri është bërë aq anksioz sa që ka sulmuar edhe hijen e vet.

Kontrolli mbi sjelljen e tij është vendosur vetëm kur është përfshirë terapia dhe antidepresivët.

Një version qenit “i prozakut” të famshëm antidepresiv është miratuar për shitje në Mbretërinë e Bashkuar.

Merret një herë në ditë në formën e një tablete me aromë të mishit të viçit dhe thuhet se trajton “çrregullimin e imponuar të qenit” dhe “ankthin e ndarjes”, të cilat zhvillohen kur pronari i tyre është larg shtëpisë për një kohë të gjatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat