Video shqetësuese: E ndjek dhe e shkel me qëllim qenin me traktor

Ndryshe

Video shqetësuese: E ndjek dhe e shkel me qëllim qenin me traktor

Nga: B.S. Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 11:15
Akti mizor i traktoristit (Screenshot)

Në rrjetet shoqërore po shpërndahet një video shqetësuese nga BeH-ja, në të cilën një njeri e ndjek me qëllim qenin dhe e shkel me traktor.

Pas këtij akti mizor, traktoristi ikën, ndërsa kafsha qëndron e pafuqishme në rrugë.

Mediet e BeH-së bëjnë me dije se për qenin tashmë janë kujdesur aktivistët e shoqatës "Dreams" dhe reagimi i tyre i shpejtë ishte shpëtimtar për qenin, i cili po trajtihet në një stacion veterinarie në Graçanicë.

Aktivistët kanë thënë se ndaj qytetarit të pandërgjegjshëm do të ngrenë padi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat