Luani i bardhë shfaq me krenari stilin ekstravagant të flokëve në rezervatin afrikano-jugor

Ndryshe

Luani i bardhë shfaq me krenari stilin ekstravagant të flokëve në rezervatin afrikano-jugor

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:29
Luani i bardhë

Ky luan i bardhë në një rezervat në Afrikën e Jugut duket qartë që krenohet me stilin e ti “ekstravagant të flokëve”.

Predatori spektakolar i quajtur Moya, po i shfaqej publikut në rezervatin Glen Garriff, i cili me pamjen e leshit të tij të kuruar linte në hije edhe luanët më të famshëm si Aslan i filmit Narnia, apo Mufasa i Lion King.

Luani i rrallë gjashtë-vjeçar u fotografua nga britaniku Simon Needham, i cili thotë se kur pa përherë të parë Moya u shokua nga pellushi i tij.

“Unë i adhuroj të gjitha kafshët por pellushi i Moya më habiti sapo hodha sytë mbi të”, tha ai.

Simon thotë se me fotografitë e tij të Moya shpreson të rrisë ndërgjegjësimin për fatin e luanëve në botën e egër.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat