Provë dashurie, ceremoni martesore me uniforma anti-Covid

Ndryshe

Provë dashurie, ceremoni martesore me uniforma anti-Covid

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:20

Duhet të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, por një test anti-Covid prishi gjithçka.

Mëngjesin e dasmës së tyre, nusja nga Rajasthani i Indisë, iu nënshtrua testimit dhe pasi rezultoi pozitive me Sars Cov-2 u dërgua në një qendër karantinimi me zemër të thyer dhe lot në sy. Por kjo gjë nuk e ndaloi babanë e saj dhe dhëndrin t’i bënin befasinë më të bukur.

Menjëherë ata morën masa dhe çifti i ri bëri betimet e shenjta të dashurisë së përjetshme në një ceremoni ku u shfaqën jo me veshjet e zakonshme për një ngjarje të tillë, por me pajisje për mbrojtjen personale që vishen zakonisht në spitale.

Ceremonia u zhvillua në masa shumë të forta sigurie dhe kontrolli nga stafi mjekësor dhe autoritetet lokale dhe të ftuarit e vetëm ishin prindërit e nuses dhe prifti, të cilët gjithashtu kishin veshur të njëjtën uniformë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat