Shkoi në spital me dhimbje shpine, mjekët habiten kur shohin fotografimin

Ndryshe

Shkoi në spital me dhimbje shpine, mjekët habiten kur shohin fotografimin

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:59
Foto Ilustrim

Një rast jashtëzakonisht unik, i padëgjuar më herët në historinë e mjekësisë zyrtare, është ai i një pacienti 38-vjeçar, i cili prej kohësh kishte dhimbje kronike në shpinë. Për shkak të dhimbjeve të padurueshme, burri iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, të cilat bënë edhe zbulimin.

Pacienti, është një brazilian i cili jeton në shtetin e San Paolo. Mjekët të paaftë për të përcaktuar shkaqet e dhimbjes së padurueshme të vazhdueshme, e nënshtruan ndaj një tomografie të kompjuterizuar, e cila zbuloi anomalinë e pazakontë, pacienti kishte tre veshka.

Në trupin e 38-vjeçarit ndodhej një veshkë e majtë në gjendje normale dhe dy veshka gjysmë të bashkuara mes tyre, të cilat formonin një të vetme dhe ndodhshin po në anën e majtë pak më poshtë. Rasti i pazakontë i pacientit u botua në revistën shkencore New England Journal of Medicine. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat