Familja e parë me tre baballarë! Tre baballarë në certifikatën e lindjes të të dy fëmijëve

Ndryshe

Familja e parë me tre baballarë! Tre baballarë në certifikatën e lindjes të të dy fëmijëve

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:55
Familja e parë në Kaliforni e një martese të çuditshme të përbërë nga tre burra

Familja e parë poligamike në Kaliforni ka siguruar emrat e të tre baballarëve në certifikatat e lindjes së dy fëmijëve të tyre, shkruan “DailyMail”.

Ian Jenkins, 45 vjeç, Alan Mayfield dhe Jeremy Allen Hodges nga San Diego janë bërë të parët në histori të jenë legalishtnë certifikatë të emërtuar si prindërit e vajzës së tyre 3 vjeçare, Piper.

Ata hapën rrugën për familje të tjera poligamike që të jenë më të pranuara në SHBA.

Image

 

Ata tani kanë edhe një djalë 14 muajsh të quajtur Parker. Fëmijët janë të lidhur vetëm nga njëri prind, sepse për këto foshnja u përdor një donatorë të vezës.

Ian dhe Alan kanë qenë partner për 17 vite, ndërsa me Jeremy janë bashkuar rreth 8 vite më parë.

Fëmijët i thirrin të tre baballarët ndryshe. Jeremy për ta është babi, Alan është dada, ndërsa Ian është papa.

Ata thonë se lidhja e tyre unike është thjeshtë tre njerëz normal që shpenzojnë shumë kohë duke menduar se çfarë të gatuajnë për darkë.

Ata tani kanë shkruar një libër të titulluar “Tre baballarë dhe një bebe”, që do e publikojnë në Marsin e ardhshëm. Ata aty kanë shpjeguar disa mënyra se si ta bëjnë familjen sa më funksionale për të gjithë partnerët e njëjtë si ata .

Ata në fillim kishin frikë për mënyrën se si fëmijët e tjerë do të shihnin fëmijët e tyre dhe se ndoshta ata do ishin shënjestër për ngacmime.

Mirëpo shumë prindër janë treguar shumë mendjehapur dhe kureshtarë rreth familjes së tyre dhe e kanë pritur mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat