Gruaja kupton se ishte kidnapuar dhe shitur kur ishte foshnjë pas 25 viteve

Ndryshe

Gruaja kupton se ishte kidnapuar dhe shitur kur ishte foshnjë pas 25 viteve

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:44
Belle Barbu

Belle Barbu u kidnapua dhe u shit tek një familje amerikane pasi që prindërit e vet u gënjyen se ajo kishte vdekur.

S’ka asgjë që krahasohet me dhimbjen që ndjen një prind kur humb fëmijën, por kjo familje kuptoi pas 25 viteve se foshnja e tyre ishte gjallë dhe ishte shitur tek një familje në anën tjetër të botës, shkruan “DailyStar”.

Belle Barbu, tani 26 vjeçe, zbuloi vitin e kaluar se ajo ishte kidnapuar si foshnjë nga Rumania dhe ishte shitur tek një familje amerikane.

Image

Teksa rritej, ajo nuk ngjate aspak me prindërit e vet, por kur ishte 8 vjeçe asaj iu tha se ishte adoptuar kur ishte foshnjë.

Prindërit i treguan mbiemrin e saj të vërtetë dhe i thanë se kishte lindur në Rumani, por prindërit e vet biologjik nuk deshën ta mbanin dhe e dhanë për adoptim.

Lidhja e Belle me prindërit adoptues filloi të zbehej kur ajo filloi universitetin, por ajo kurrë nuk ndaloi së menduari për nga kishte ardhur.

Image

Në vitin 2019, ajo gjeti një grup në Facebook që ndihmonte rumunët e adoptuar që të gjejnë prindërit e vet biologjik.

Ajo vendosi të postonte rreth vetes dhe mbeti pa fjalë me përgjigjet e shpejta që morri.

Brenda 48 orësh, ajo gjeti vëllaun e vet, Moise, që ishte 20 vjeç.

Me ndihmën e përkthimit ajo zbuloi se kishte edhe një motër të quajtur Simona, 33 vjeçe dhe një vëlla të quajtur Florian 29 vjeç.

Prindërit e saj biologjik jetonin ne Romë, dhe ajo arriti të fliste me ta në telefon pas 3 javësh. Familja e saj ishin të varfër kur Belle lindi, dhe prindërve të vet iu tha disa ditë pas lindjes së saj se ajo kishte vdekur.

Image

Mjeku iu kishte thënë se Belle ishte e sëmurë por nuk kishte specifikuar se çfarë sëmundje kishte ajo por pas disa ditësh iu tha se ajo kishte vdekur.

Pasi u larguan nga spitali, një infermiere vrapoi pas tyre dhe iu tregoi se ajo ishte shitur. Ata përdorën paratë e fundit që kishin për të udhëtuar në çdo jetimore në Rumani për të gjetur të bijën  por nuk e gjetën.

Pas testimeve të ADN ajo u bashkua me prindërit e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat