Edhe një viktimë e selfie fatal, australiania injoroi shenjat paralajmëruar – ra nga shkëmbi mbi 80 metra i lartë

Ndryshe

Edhe një viktimë e selfie fatal, australiania injoroi shenjat paralajmëruar – ra nga shkëmbi mbi 80 metra i lartë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 08:51
Pamje nga video

Një grua në Australi ka rënë nga një shkëmb derisa po tentonte të bënte një “selfie”.

Rossie Lomba, 38-vjeçe, kishte shkuar në parkun nacional Grampians në Victoria të Australisë, ku edhe ndodhi incidenti me gruan që ishte së bashku me djalin e saj.

Policia australiane thotë se Rossie kishte kaluar rrethojën mbrojtëse duke injoruar shenjat paralajmëruese, ku si rezultat i këtij veprimi ra nga shkëmbi mbi 80 metra i lartë.

Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar britmat e saj, por se nuk kanë mundur ta ndihmojnë. E policia e ka nxjerr trupin e saj të pajetë, pas më shumë se gjashtë orëve përpjekje.

Ciceroni i turistëve Graham Wood, ka thënë se kishte paralajmëruar vizitorët vetëm gjysmë ore më herët që të mos injorojnë shenjat paralajmëruese.

Parku Grampians është një destinacion turistik shumë i pëlqyer dhe mijëra foto në Instagram, që postohen nga përdoruesit janë shkrepur pikërisht atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat