Drita LED ultravioletë mund të vras rreth 99,9% të koronavirusit 30 sekonda pas ekspozimit

Ndryshe

Drita LED ultravioletë mund të vras rreth 99,9% të koronavirusit 30 sekonda pas ekspozimit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Kjo mund të jetë mënyra më e lirë për të dezinfektuar hapësirat.

Dritat LED që lëshojnë rreze ultravioletë mund të vrasin koronavirusin, dhe mund të inkorporohet në sisteme të ajrimit për të sterilizuar dhomat, thonë shkencëtarët.

Rrezet ultravioletë janë përdorur më parë për të vrarë koronaviruse, duke përfshirë atë që shkakton Covid-19

Por studimi i ri tregon se UV e lëshuar edhe nga dritat LED mund të jetë efektive

Profesori Hadas Mamane, nga universiteti i Izraleit, beson se dritat LED ofrojnë një zgjedhe të shpejtë dhe të lehtë.

Për dezinfektimin e hapësirave publike duhen shumë pajisje, fuqi punëtore dhe kohë për të spërkatur të gjithë hapësirat. Por me këtë metodë, nuk do të ketë nevojë për të gjitha këto.

Këto drita mund të vendosen në sisteme të ventilimit dhe kondicioner të ajrit, dhe në këtë mënyrë ë dezinfektojnë ajrin që thithet brenda.

Me sa duket është shumë e lehtë që të vritet virusi përmes dritave UV. Shkencëtarët e provuan këtë duke përdorur drita të kualitetit të ndryshëm, dhe në të gjitha rastet rezultoi se ato do të vrasin virusin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat