Ishte bërë gazi i botës, fshati ‘F*cking’ në Austri më në fund ndryshon emrin

Ndryshe

Ishte bërë gazi i botës, fshati ‘F*cking’ në Austri më në fund ndryshon emrin

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:12
Fshati

Tabelat me emrin e ri janë vendosur më së fundmi në fshatin austriak të quajtur më parë “Fucking”, i cili ishte bërë objekt talljesh globale prej vizitorëve anglishtfolës, për të cilët kuptimi ishte “marrëdhënie seksuale”.

Prej vitit të ri emri i tij zyrtar do të jetë ‘Fugging’, teksa rezidentët dhe zyrtarët ishin shprehur të lodhur me sjelljet e pahijshme që nxiste emri (disa prej turistëve ishin parë duke bërë seks pranë tabelave emërtuese).

“Ata besojnë se janë të parët që u ka shkuar mendja për këtë, por besomëni nuk ka asgjë për t’u tallur. Jemi të lodhur me këtë dhe do të bëjmë diçka”, tha një nga rezidentët për rrjetin Austrian Times.

Turistët bënin gjithashtu foto të pahijshme pranë tabelave, dhe madje i kishin vjedhur ato në disa raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat