Arrestohet gruaja e frikshme, policët shokohen nga ajo që shohin në shtëpinë e saj

Ndryshe

Arrestohet gruaja e frikshme, policët shokohen nga ajo që shohin në shtëpinë e saj

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 23:34
Arrestohet gruaja e frikshme, policët shokohen nga ajo që shohin në shtëpinë e saj

Një grua në Connecticut të SHBA është arrestuar me disa akuza për mizori ndaj kafshëve, pasi në një kontroll në shtëpinë e saj “të pabanueshme” në tetor, policia gjeti dhjetra kafshë të keqtrajtuara, duke përfshirë tre të ngordhura dhe një qen në grahmat e fundit të jetës.

59 vjeçarja Donna Scirocco u arrestua pas raportimeve të shumta për keqtrajtim të kafshëve dhe hetimeve të degës së kontrollit të kafshëve shtëpiake në Hamden. Oficerët thanë se sapo hynë në shtëpinë e saj “u mirëpritën” nga dy minj të mëdhenj.

Më tej në raportin e tyre thuhej: “Pas kontrolleve të imtësishme, oficerët sekuestruan 26 mace, gjashtë qen, dy ketra në kafaze dhe një buf. Oficerët sekuestruan gjithashtu tre kafshë të vdekura, dy mace dhe një marmotë”.

Kafshët e marra nga banesa e pabanueshme u transportuan në spitalin veterinar të Mount Carmel, North Haven dhe atë Ridgehill.

Autoritetet thanë se kafshët morën trajtimin e duhur së bashku me vaksinimet përkatëse. Nekropsitë u kryen për kafshët e vdekura, shtuan autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat