Flokëkuqe bëhen bashkë

Ndryshe

Flokëkuqe bëhen bashkë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:27
Foto Ilustrim

Vajza flokëkuqe çohuni në këmbë, sot është dita juaj! Në qytetin e Bredës në Hollandë janë mbledhur me mijëra vajza dhe djem me flokë të kuqe të të gjitha nuancave për të festuar bukurinë e flokëve me ngjyrën e zjarrit.

Festivali i “Roodharigendag” është një nga më të bukurit e botës për shkak të argëtimeve të bukura në zonë. Këtu nuk ka asnjë vlerë pyetja: Kush është më e bukur, bjondja, brunja apo kokëkuqja.

” Përgjigja është po ajo: “E kuqja mbetet më e bukura!” Festivali e ka origjinën në vitin 2005 kur një piktor hollandez vendosi të pikturonte 15 kokëkuqe. 150 vetë aplikuan dhe shprehën interesin e tyre.

Festivali është bërë shumë popullor tani dhe çdo vit në këtë vend mblidhen plot 5000 vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat