Si arrin të qëndrojë kjo godinë në këmbë?

Ndryshe

Si arrin të qëndrojë kjo godinë në këmbë?

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:08
Foto Ilustrim

Ky është një iluzion optik mahnitës, një ndërtesë që rri pezull në ajër, e cila ka thithur shumë turistë. Tek kalimtarët duket sikur ndërtesa është shkëputur nga themeli i saj duke qëndruar në ajër, por në realitet është vetëm një “magji” teknike, për të cilen u deshën muaj për t’a projektuar.

Ndërtesa ndodhet në tregun Covent Gargen, në Londër dhe është ndërtuar nga artisti Alex Chinneck, i cili është i njohur për krijimin e iluzioneve optike. Duket sikur ndërtesa 184-vjeçare e tregut është shqyer nga jashtë, e cila qëndron në ajër mes një boshlleku të madh të mureve, shtyllave dhe dyrve. Skulptura 12 metra e gjatë është bërë nga një kornizë çeliku dhe një lloj plastike që zgjerohet i quajtur filcor.

Kjo skulpturë ka marrë rreth 500 orë për ndërtimin e saj, duke përdorur teknika të veçanta dixhitale dhe është projektuar të ngjajë me arkitekturën ekzistuese të zonës. Iluzionin në ajër është krijuar duke përdorur kundërpeshë e rëndë dhe shumë e fortë, për të mbështetur gjysmën e parë të strukturës, më pas për t’a varur mbi gjysmën e poshtme.

Një shufër çeliku është e fshehur brenda në anën e ndërtesës dhe kjo është e bashkangjitur në një platformë çeliku dhe një hark 12 metra. Edhe pse është projekti i tij më ambicioz deri më sot, kjo nuk është pjesa e parë e krijuar me dinakëri nga Chinneck. Në të kaluarën, duke përdorur teknika të ngjashme, pasi ai më parë ka kthyer një shtëpi me kokë poshtë në Southëark, në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat