24-vjeçarja zbulon se i mungonte truri i vogël

Ndryshe

24-vjeçarja zbulon se i mungonte truri i vogël

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:34
Foto Ilustrim

Një 24-vjeçare nga kineze zbuloi krejt rastësisht se kishte jetuar pa pjesën më të rëndësishme të sistemit nervor qendror, trurin e vogël. Ajo u paraqit tek mjeku për shkak se kishte dhimbje koke, marrje mendsh dhe të vjella por të gjithë u habitën pas një kontrolli në spitalin e qytetit. Skaneri nxorri në dritë arsyen duke lënë gojë hapur të gjithë. Brenda kafkës nuk ekzistonte truri i vogël. Pjesa bosh e kokës së saj, ku duhet të ishte truri i vogël, është plotësuar nga lëngu “Cerebrospinal” e cila ka luajtur të njëjtin funksion të trurit të vogël.

Por pavarësisht se vajza nuk ka pjesën më të rëndësishme të sistemit nervor bën një jetë normale. Ajo është martuar madje ka dhe një fëmijë. Sipas të ekspertëve ky është rasti i 9-të ku viktimat kanë vdekur parakohe, duke u diagnostikuar me mungesën e trurit të vogël vetëm pas vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat