Kush vrapon më shumë në botë?

Ndryshe

Kush vrapon më shumë në botë?

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Amerikanët janë ata që vrapojnë më shumë në botë. Bëhet fjalë për vrapimin sportiv amator. Vrapojnë mesatarisht për 49.7 kilometra në javë, sipas një studimi të publikuar në revistën "Runner's World".

Ata që vrapojnë më pak janë filipinasit, me 27.2 kilometra në javë. Afrika e Jugut është vendi ku vrapojnë më shumë gratë se burrat, me një raport 59 % kundrejt 47 %. Spanja zë vendin e parë për burrat, me 81 % kundrejt 17 % të grave.

Përsa i përket shpejtësisë së vrapimit, vendin e parë e zënë suedezët me një mesatare prej 1 kilometër në 5 minuta e 10 sekonda, ndërsa filipinasit janë sërish të fundit, me 6 minuta e 50 sekonda për kilometër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat