Njujorkezët janë gjumashë, madrilenët s’bëjnë dot pa “siesta”

Ndryshe

Njujorkezët janë gjumashë, madrilenët s’bëjnë dot pa “siesta”

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:59
Foto Ilustrim

Thonë që Nju Jorku është qyteti që nuk fle kurrë. Por në të vërtetë, banorët e tij janë më gjumashë së të tjerët. Një studim i kompanisë Jawbone tregon se banorët e Nju Jorkut janë të parët që bien të flenë (deri në orën 11 të mbrëmjes), dhe të parët që zgjohen.

Ndërsa moskovitët janë të fundit që ngrihen nga shtrati.

Banorët e Tokios, nga ana tjetër, janë të fundit që flenë dhe të parët që zgjohen, duke fjetur mesatarisht 5 orë dhe 46 minuta.

Banorët e Dubait kënaqen me gjumë. Të paktën 10% e popullësisë së Dubait është akoma në gjumë deri në mesditë. Spanjollët gjithashtu janë qejflinj të gjumit. Kur afrohet ora e “siestas” (mes orës 14:00 – 17:00 gjatë së cilës spanjollët flenë rreth 30 minuta),  95% e popullësisë së Madridit është në gjumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat