Burri i lë letër prekëse gruas para se të vdesë nga COVID-19

Ndryshe

Burri i lë letër prekëse gruas para se të vdesë nga COVID-19

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:19
Billy Loredo, Sonya Kypuros

Një burri i cili humbi jetën nga komplikimet e koronavirusit, i shkroi një letër lamtumirëse gruas së tij, me të cilën ishte i martuar për 21 vjet.

Billy Loredo vdiq më 13 dhjetor në Qendrën e Mjeksësisë McAllen, Teksas, SHBA. Pak para vdekjes, 45-vjeçari ia shkroi një letër gruas së tij, Sonya Kypuros.

“Nëse nuk ia dal, dua që ta dish se kam jetuar një jetë të mrekullueshme me ty dhe kurrë nuk do ta ndërroja me gjithë pasurinë e botës”, Bill shkroi në letrën të cilën vëllai i tij e publikoi në internet.

“Gjithashtu dua që të jesh e lumtur dhe të vazhdosh jetën pa mua dhe pa pendesa. Ne kishim kohën tonë dhe ishte e mrekullueshme”, shkroi ai mes tjerash. Vëllai i Billy, Pedro, tha se ai e shkroi letrën para se të intubohej. “Në atë moment, unë dhe ajo kuptuam se kjo është letra e fundit e tij”, tha ai për GMA.

Image

Kjo është letra e tij e plotë:

“Dua që ta dish se jam duke luftuar shumë çdo ditë për jetën time. Këtë e bëj për ty, që të të shoh përsëri. Ti je personi më i rëndësishëm në jetën time dhe më mungon çdo ditë. E di që nuk jam gjithmonë burri i përsosur që dua të jem por e jap më të mirën time.

Ti për mua ke qenë gjithmonë e përsosur edhe kur them se nuk je dhe nervozohem. 99% të kohës unë e kam gabim dhe ti e ke me të drejtë dhe më pëlqen kjo. Nëse ia dal nga kjo, premtoj se do të jem burrë më i mirë, në Zot, në jetë dhe si bashkëshort. Ti gjithmonë ke merituar më të mirën dhe nëse kam një mundësi të dytë do ta bëj.

Nëse nuk ia dal, dua që ta dish se kam jetuar një jetë të mrekullueshme me ty dhe kurrë nuk do ta ndërroja me gjithë pasurinë e botës. Gjithashtu dua që të jesh e lumtur dhe të vazhdosh jetën pa mua dhe pa pendesa. Ne kishim kohën tonë dhe ishte e mrekullueshme. Të dua dhe më mungon shumë. Do të vazhdoj të luftoj. Me dashuri, Billy”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat