Çifti anglez feston 72 vjetorin e martesës

Ndryshe

Çifti anglez feston 72 vjetorin e martesës

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:38
Glynne Morris, 96 vjeç, dhe gruaja Kathleen, 93 vjeçe

Një çift anglez thotë se “është pothuajse shumë e mirë për të qenë e vërtetë” të festosh 72 vjetorin e martesës.

Glynne Morris, 96 vjeç, dhe gruaja Kathleen, 93 vjeçe, u martuan në Kishën e Shën Leonardit në Wollaton, Nottingham natën e Krishtlindjeve më 1948. Çifti që tani jetojnë në Warwickshire, janë stërgjyshër dhe do të festojnë përvjetorin e tyre të lumtur bashkë në shtëpinë e tyre të vogël.

Pas pandemisë, ata shpresojnë se këtë përvjetor do ta shënojnë me një festë më të madhe. Morris dhe gruaja e tij kishin qenë komshinj të afërt kur ishin të rinj.

“Kalova katër vjet në ushtri gjatë luftës dhe kur u ktheva ajo ishte rritur dhe ishte bërë një grua shumë tërheqëse”, tha ai. Çifti gëzojnë shëndet mjaft të mirë dhe kur u pyetën për sekretin e martesës së tyre të gjatë, Morris tha: “Ne nuk kemi qenë të palumtur kurrë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat