Ngjarje e vërtetë: Sekreti që nëna ime e mori në varr

Ndryshe

Ngjarje e vërtetë: Sekreti që nëna ime e mori në varr

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 09:41
Foto Ilustrim

- Me të vërtetë? D.m.th, ajo nuk kishte jetuar në rrena. Të paktën, jo pas lindjes sime. Nëna ime ishte e sinqertë, një grua e sinqertë. Dhe, këtë babai e kishte ditur gjithmonë. - Po - u pajtua Burimi. - Dhe, ajo bile ia kishte shprehur dyshimin se, fëmija të cilin e kishte në bark, nuk ishte i tij. Por, yt atë, përkundër kësaj, ia kishte falur gabimin dhe i kishte thënë se ishte në gjendje që ta donte fëmijën i cili pritej të lindte, pa marrë parasysh a ishte i tij, apo i tjetërkujt. Pa rrotulla, pa kushtëzime.

E pabesueshme. E, si mund të falet një gjë e tillë? - mendova me zë. Unë nuk isha në gjendje që t'ia falja Limanit aventurën e një nate, e lëre më një lidhje të vërtetë të dashurisë. Nuk isha e gatshme t'ia falja as vetvetes që nuk mund të ngelja shtatzënë. Shikimi i Burimit tregonte se as ai nuk e dinte përgjigjen. - Mos më pyet mua, Blerina - tha ai duke ofsharë. - Unë nuk jam personi adekuat për këtë. Në fakt, unë nuk isha i gatshëm që ta bëja këtë. Por, babai paska qenë. Unë nuk isha fëmijë i mashtrimit, por i dashurisë. Nuk paskam "ndodhur" vetëm ashtu, hajt, por babai më paska dashur, më saktësisht, më paska zgjedhur. Mu sikur Limani, dashuria e të cilit kishte mbetur e pandryshuar edhe pasi që kishte marrë vesh se nuk do të isha në gjendje t'ia lindja ndonjë fëmijë. Më kishte përzgjedhur dy herë.

Martesa e prindërve të mi gjithmonë më kishte shërbyer si shembull i përkryer dhe do të vazhdojë që të më shërbejë si i tillë edhe në të ardhmen. Për më tepër, tani ndoshta edhe më shumë: babai ia kishte falë kabahatin nënës, nëna ia kishte falë gabimin vetes së saj dhe përsëri kishin qenë të lumtur së bashku. Tani edhe unë mund t'ia falja gabimin vetes dhe burrit tim. E kisha lutur nënën që të ma jepte ndonjë shenjë, ndonjë këshillë dhe, ajo ma kishte dhënë këshillën më të mirë të mundshme edhe pse kishte kohë që kishte vdekur. Sekreti i saj nuk guxonte që të dilte në shesh, ajo ia kishte treguar atë vetëm babait dhe askujt tjetër, bile as Burimi, e as unë nuk kishim të drejtë ta dinim atë.

As motra ime kurrë nuk do ta merrte vesh atë gjë. - Ma merr mendja se më nuk duhet të vish te varri i nënës - i thashë Burimit, duke u ngritur për t'u përshëndetur me të. - Nëna, derisa ishte gjallë, e paska marrë vendimin e saj dhe do të ishte me vend që ta respektosh tani atë vendim, edhe pse ajo më nuk është në mesin e të gjallëve. - Mos ki merak! Unë këtu jam vetëm në kalim e sipër. Nesër do të largohem, do të kthehem nga kam ardhur. Deshi të thoshte "në të kaluarën", meqë ai paraqiste vetëm një kujtim, të mirë, apo të keq, nuk kishte rëndësi, diçka që kishte ndodhur e që nuk duhej të përsëritej më. Unë, në anën tjetër, iu ktheva ardhmërisë, e cila ishte plot premtime dhe e cila na priste së bashku, mua dhe Limanin. Fund

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat