Të dashuruar i ndau lufta, gjenden pas 70 vitesh në Facebook dhe martohen

Ndryshe

Të dashuruar i ndau lufta, gjenden pas 70 vitesh në Facebook dhe martohen

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:30
Antonia Gottifredi dhe Giovanni Molinari

Antonia Gottifredi 86 vjeç dhe Giovanni Molinari 89 vjeç u njohën kur ishin 16-vjeçarë në zonën e Larios në provincën e Lecco në Itali. Por, menjëherë lufta i ndau dy të rinjtë e fejuar.

Antonia mbeti në Bellano, ndërsa Giovanni u nis fillimisht për stërvitje ushtarake në Akademinë e Modenas dhe më pas shkoi në luftë. Giovanni përfundoi në një kamp pune dhe humbi kontaktet me të dashurën e tij. 70 vjet më pas të dy kanë gjetur njëri – tjetrin dhe janë ende të dashuruar.

Falë rrjeteve sociale (dhe durimit të një prej nipërve) Giovanni e ka gjetur Antonian dhe të dy patën mundësi të betohen për dashuri të përjetshme në një prej kishave të Larios duke u lidhur me martesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat