Një i pastrehë shpëton të gjitha kafshët nga strehimorja që u kaplua nga zjarri

Ndryshe

Një i pastrehë shpëton të gjitha kafshët nga strehimorja që u kaplua nga zjarri

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 09:20
Keith Walker

Një burrë i pastrehë ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar disa mace e qenë të cilët ishin bllokuar në një strehimore për kafshë pasi u kaplua nga zjarri.

Keith Walker vrapoi në strehimoren W-Underdogs më 18 dhjetor pasi zjarri kaploi kuzhinën.

“Isha vërtet i frikësuar që të shkoja brenda gjithë atij tymi. Por, Zoti më dërgoi aty për të shpëtuar ato kafshë”, i tha Walker CNN-it.

Edhe pse strehimorja nuk u shkatërrua tërësisht, u bë e pabanueshme, sipas drejtoreshës së strehimores, Gracie Hamlin.

Fatmirësisht, W-Underdogs ishte një javë larg nga zhvendosja në një strehimore të re para se të binte zjarri.

Hamlin e njihte që më përpara Walkerin, i cili është i pastrehë që 13-vjeç, sepse ajo e linte qenin e tij Bravo në strehimore gjatë netëve.

Walker ishte rrugës për të marrë Bravon, kur pa zjarrin. Ai arriti të shpëtonte të gjitha kafshët aty, gjashtë qenë e 10 mace.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat