Përballja me vdekjen e prindit – Rrëfimet e një femre

Ndryshe

Përballja me vdekjen e prindit – Rrëfimet e një femre

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
Foto Ilustrim

“Akoma nuk e kam procesuar dhimbjen e humbjes edhe pse kanë kaluar dy vite, dhe nuk mendoj se do të tejkaloj këtë ndonjëherë plotësisht”.

Jenni Miller, ka ndarë me lexuesit në internet historinë e saj se si humbi nënën e vetë dhe si e ka përballuar.

“Për vite të tëra, kam menduar se do isha plotësisht e paaftë për të vazhduar jetën nëse nëna ime do të vdiste, transmeton lajmi.net. Nuk e kisha idenë se si do të ishte jeta ime pas kësaj.

Mendoja se edhe un do ndaloja së ekzistuari nëse ajo vdiste. Por ja ku jam, dy vite e gjysmë pas vdekjes së nënës time. Nuk e di a po jetoj, apo thjeshtë po mbijetoj, por të paktën më nuk fle me dritë ndezur duke lënë televizionin ndezur vetëm sa të dëgjoj zhurmë.

Nuk kam bërë diçka në veçanti që të mbijetoj vdekjen e saj. Nuk e kam procesuar dhembjen dhe nuk mendoj se do e bëjë ndonjëherë plotësisht. Gjithçka po vlon nën lëkurën time e gatshme të shpërthej në çdo moment.

Menjëherë pas vdekjes së saj, ka pasur shumë gjëra që duhet të bëheshin. Të shkruaja një fjalim për varrimin, të anuloja llogaritë e saj bankare, të punësoja një avokat për testamentin.

Pata shumë ndihmë nga miqtë e mi dhe familja, por edhe nëna ime ishte shumë e organizuar, ajo la lista të gatshme të të gjitha llogarive të saj që të më lehtësoj punën.

Por në fund të ditës, unë isha fëmija i saj i vetëm, dhe ajo ishte nëna e vetme për mua. Lash pafund mesazhe zanore në numrin e saj të telefonit.

Në muajt në vazhdim, refuzova shumë ftesa sociale, rrija gjithë natën duke luajtur video-lojëra, bëja çdo gjë që më mbante larg njerëzve dhe kontakteve.

Nuk ishte e gjitha shumë e tmerrshme, por ka pasur momente aq të këqija që nuk mendoj se do t’i harroj ndonjëherë. Edhe kur isha në pikën më të keqe, personat e mi më të dashur bënë gjithçka që mundën për të më zbutur dhembjen.

Miqtë e mi erdhën të më vizitonin, ata më ftuan në shtëpitë e tyre dhe morën fluturimin e parë për të ardhur tek unë në momentin që më duheshin.

Por, vajtimi im më morri aftësinë që të mund të koncentrohem në libra apo filma apo çfarëdo, transmeton lajmi.net. Nuk kisha asgjë për të investuar emocionalisht as në gjërat që doja më së shumti.

Eventualisht, e lejova vetën të shoh një psikolog dy herë në javë. Çfarë kam mësuar është se dhimbja nuk është lineare dhe logjike. Duhet të keni kujdes se me çfarë e rrethoni veten.

Edhe personat me zemrën më të madhe do të thonë gjënë e gabuar ndonjëherë, prandaj është e rëndësishme të mësoni të jeni i fortë.

Gjatë kësaj periudhe jam lidhur shumë me miqtë e mi që kanë përjetuar të njëjtën dhembje si unë. Më nuk kam frikë kur dëgjoj telefonin tek bie, nuk e kalkuloj më moshën e njerëzve se sa më të rinj apo vjetër se nëna ime janë.

Tani, edhe rreth përvjetorit të vdekjes së nënës time më nuk ndihem aq e trishtuar sa kam parashikuar, transmeton lajmi.net. Për muajt e fundit të gjithë jemi përballur me humbjen dhe është e frikshme se sa lehtë mund të humbasësh të dashurit e tu.

Mund të tingëlloi shumë keq, por pa vdekjen e nënës time, nuk mendoj se do të mund të përballoja pandeminë psiqikisht.

Edhe pse s’jam ekspert në përballimin e situatave të këqija, tani jam shumë më e zonja sesa që kam qenë më parë. Plus, nuk shqetësohem për të se mos do sëmuret nga virusi.

Dhimbja e humbjes së prindit është plot me nervozë, frikë, mërzi dhe zbrazëti që asgjë nuk mund ta mbush. Nuk e kupton kurrë se kur do të kthehesh në normalitet, por e di që një ditë do të kthehesh.

Shpesh mendoni se nuk do të mund t’i mbijetoni këtyre ndodhive. Unë mendoja se nuk do mundem, por tani e shoh që do të mbijetoj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat