Liqeni misterioz që merr jetë njerëzish dhe askush nuk guxon ta vizitojë

Ndryshe

Liqeni misterioz që merr jetë njerëzish dhe askush nuk guxon ta vizitojë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:32
Liqeni Karachay

Është ndër ata liqene që fshihen në vendet përrallore, por është njëkohësisht dhe liqeni që merr jetë njerëzish.

Liqeni Karachay, në Rusi është shpallur zyrtarisht si vendi më i ndotur në planet. Afër këtij liqeni ka funksionuar një central bërthamor i cili më 29 shtator të vitit 1957 është mbyllur dhe pas një defekti në sistemin e ftohjes kishte sjellë shpërthimin e tij, ndërsa ekzistenca e këtij centrali bërthamor kishte qenë sekret deri në vitet e ’90-ta.

Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore, kishte mbetur prapa me zhvillimin e arsenalit bërthamor krahasuar me Shtetet e Bashkuara, dhe kështu centrali bërthamor në Ozersk, është ndërtuar me nxitim në mes të viteve 1945 dhe 1948.

Image

Problemet ekologjike nuk janë marrë parasysh në veçanti në këto faza të zhvillimeve të programeve bërthamore. Që të gjashtë reaktorët bërthamorë ishin ndërtuar pranë liqenit të cilët kishin përdorur sistem të hapur të ftohjes, duke e derdhur ujin e kontaminuar sërish në liqen.

Fillimisht mbeturinat e radioaktivitetit janë hedhur në një lumë afër tij. Më vonë liqeni Karachay është përdorur si një depo e hapur. Mirëpo, pas shpërthimit fatal të centralit bërthamor, banorët e qytetit të Ozerskut i cili asokohe quhej Majak janë evakuuar, kurse rrezatimi i lëshuar ishte vdekjeprurës.

E pavarësisht evakuimit, një numër i madh i banorëve nuk dëshironin të zhvendoseshin, dhe kështu edhe sot thithin pluhur dhe ajër të kontaminuar, edhe pse mundohen ta shmangin kontaktin me liqenin. Gazetarët dhe reporterët lejohen të vizitojnë këtë zonë, por për të gjitha këto vendos FSB-ja ruse. Liqeni Karachay sot është i varrosur nën beton me qëllim që të mbajnë të mbyllura mbetjet radioaktive.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat