Pamje spektakolare: Çifti i dhelprave rikrijon skenën nga reklama e famshme e Krishtlindjeve

Ndryshe

Pamje spektakolare: Çifti i dhelprave rikrijon skenën nga reklama e famshme e Krishtlindjeve

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:43
Pamje nga video

Teksa e gjithë bota po përpiqet të mposhtë efektet negative që ky vit i pazakontë solli, kush më mirë se atmosfera e festave të fundvitit mund ta bëjë këtë.

Dhe ndërsa për shumë vende kanë nisur reshjet e para të dëborës, spektakli që ofrohet nga ajo është i shumëllojtë.

Një video virale po qarkullon në rrjet ditët e fundit, ku një çift dhelprash janë filmuar duke luajtur jashtë oborrit të një shtëpie në Birmingham.

E veçanta qëndron në atë se teksa luanin, dhelprat rikrijuan edhe njëherë skenën nga reklama e famshme e Krishtlindjeve “Buster the Boxer”.

Dhelprat shihen teksa luajnë të gëzuara me njëra-tjetrën dhe duke shëtitur në trampolinë. Kujtojmë se reklama ‘Buster the Boxer’, mori miliona shikime në internet që kur u publikua për herë të parë para disa vitesh dhe u bë shumë e dashur për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat