Fenomen i pabesueshëm pas tërmetit në Kroaci: Trualli është bërë i lëngshëm, thua se toka është hapur!

Ndryshe

Fenomen i pabesueshëm pas tërmetit në Kroaci: Trualli është bërë i lëngshëm, thua se toka është hapur!

Nga: D.G. Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:58
Pasojat e tërmetit në Kroaci

Tërmeti shkatërrues dhe një seri dridhjesh që sollën shqetësime në jetën e banorëzve të Kroacisë, fjalë për fjalë hapën tokën në fshatrat Palanjek dhe Tishina. Një fenomen i rrallë në Sisak - toka është bërë e lëngshme!

"Janë krijuar vrima të mëdha dhe balta nga Sava filloi të shpërthejë prej tyre. Këta ishin gejzerë të vërtetë, uji shkoi në ajër deri në dy metra! Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë", tha një dëshmitar okular nga Palanjaku.

Njerëzit po frikohen se në rast të shirave të mëdha dhe ngritjes së mëtejshme të nivelit të ujit, atë që nuk e shkatërroi tërmeti do ta marrë uji.

Një video që u bë dje në Sisak, e shfaqur në rrjetet sociale, tregon një fenomen të pazakontë të lëngëzimit të tokës, i cili ndodh gjatë tërmeteve të forta.

Videoja tregon vendasit e frikësuar në të hapur, ndërsa të çara në tokë hapen nën këmbët e tyre dhe toka bëhet e lëngshme.

Megjithëse mund të duket se ujërat e zeza po dalin nga kanalizimi, në fakt vetitë mekanike të tokës ndryshojnë për shkak të njomjes, gjatë së cilës ajo humb forcën e saj dhe bëhet e lëngshme.

Ky fenomen ndodh për shkak të rënie të tensionit midis grimcave të tokës dhe është shkaktuar nga presioni i rritur i shkaktuar nga tërmetet.

Megjithëse ky fenomen është i njohur për një kohë të gjatë, veçanërisht efekti i tij negativ, kur toka humb plotësisht aftësinë e saj mbajtëse, vetëm në vitin 1964 pas tërmeteve në Niigata, Japoni dhe Alaskë efekti i tij shkatërrues u vu re nga sizmologët dhe inxhinierët e ndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat