Familja pa shenja të gishtërinjve, tre gjenerata të tëra pa mënyrë për të vërtetuar identitetin

Ndryshe

Familja pa shenja të gishtërinjve, tre gjenerata të tëra pa mënyrë për të vërtetuar identitetin

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:18
Apu Sarker

Familja nga Bangladeshi kanë vështirësi vazhdimisht teksa kalojnë në aeroporte, gjatë votimit etj, si pasojë e mutacionit të rrallë gjenetik.

Një familje nga Bangladeshi nuk kanë shenja të gishtave si pasojë e një mutacioni të rrallë gjenetik, prej të cilit janë të prekur një numër shumë i vogël e njerëzve në të gjithë botë

Apu Sarker, 22 vjeç, dhe burrat e tjerë në familjen e tij të gjithë kanë një problem gjenetik që i lë gishtat e tyre plotësisht pa shenja të identifikimit

Image

Edhe pse mospasja e shenjave të gishtave nuk është se ka qenë edhe aq problem për gjyshin e Sarker, nuk mund të thuhet njëjtë për gjeneratat e reja.

Shenjat e gishtërinjve përdoren tani për thuajse çdo gjë, e sidomos gjatë udhëtimeve përmes aeroportit.

Në Bangladesh, dhënia e shenjave të gishtave është e nevojshme në çdo hap të aplikimit për kartë identiteti, pasaportë apo patentë të shoferit. Babai i Sarker, Amal, është përballur me shumë vështirësi për të marrë këto dokumente.

Image

 

Atij eventualisht iu dha një kartë identiteti, e cila është e nevojshme edhe për të votuar me mbishkrimin “No Fingerprint”(Pa shenja gishtash) të vulosur në të, dhe gjithashtu mundi të marrë pasaportë vetëm pasi morri certifikatë mjekësore që e vërteton gjendjen e tij.

Mirëpo frika e problemeve në aeroport e ka ndaluar atë nga përdorimi i pasaportës dhe ai nuk ka udhëtuar kurrë. Gjithashtu patenta e shoferit ka qenë e paarritshme për të.

Edhe blerja e një telefoni funksional është e vështirë për këtë familje, pasi që në vitin 2016, Bangladeshi vendosi ligjin ku për të blerë SIM kartelë telefoni, duhet të jepen shenjat e gishtave. Ata të gjithë përdorin një SIM kartelë të regjistruar në emër të nënës së Sarker.

Edhe në SHBA është një familje tjetër e regjistruar pa shenja të gishtave, në një familje prej 16 anëtarësh, 9 prej tyre nuk shenja të gishtave.

Janë vetëm disa familje të regjistruara në botë me këtë gjendje.  Fatkeqësisht nuk është kuptuar akoma pse mund të shkaktohet ky problem gjenetik. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat