Macja e ngrirë nga të ftohtit, i troket në derë gruas që ta fusë brenda

Ndryshe

Macja e ngrirë nga të ftohtit, i troket në derë gruas që ta fusë brenda

Më: 1 janar 2021 Në ora: 20:39
Macja

Një ditë, një grua dëgjoi një të qarë që po vinte nga pjesa e prapme e shtëpisë së saj. Duke kontrolluar, ajo pa një mace të vogël, të mërdhirë nga bora dhe të ftohtit.

Macja kishte vendosur putrën e saj në dritare, duke mjaullitur për ndihmë. Gruaja, që është vullnetare në një organizatë për shpëtimin e kafshëve, sapo e pa macen e mori për ta shpëtuar.

“Fytyra e saj tregonte mjaft”, tha ajo. “Macja qëndroi para derës për një kohë. Kur dola për ta marrë, as që tentoi të ikte nga unë”, shtoi ajo.

Pasi e dërgoi në një klinikë, veterinari e kuptoi se macja kishte nevojë urgjente për ndihmë. Ajo ishte plot plagë si pasojë e kafshimeve dhe gërvishtjeve. Nëse nuk do ta dërgonte menjëherë tek veterinari, macja nuk do të jetonte edhe për shumë kohë.

Gruaja e emëroi macen me emrin Aslan, sipas luanit në seritë e “Kronikat e Narnias”. Pas disa ditësh në klinikë, macja u përmirësua dhe u dërgua të jetonte në një qendër, ku u bë shoqe me plot mace të tjera.

Ngjarja ka bërë bujë në rrjete sociale, me shumë njerëz që kanë përshëndetur gjestin e gruas që shpëtoi macen nga të ftohtit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat