Britaniku i dehur ndryshon emrin në Celine Dion

Ndryshe

Britaniku i dehur ndryshon emrin në Celine Dion

Më: 1 janar 2021 Në ora: 21:16
Burri, në të kaluarën i quajtur Thomas Dodd

Një britanik i dehur ka bërë një veprim për të cilin është bërë tejet pishman. Gjatë festave të fundvitit, teksa ishte i dehur, ai kishte ndryshuar emrin e tij, në Celine Dion, këngëtaren kanadeze me famë botërore.

Burri, në të kaluarën i quajtur Thomas Dodd, s’mund të mbante në mend se kishte paguar 90 funte për të ndryshuar emrin në bazë të divës kanadeze pasi kishte pirë “goxha alkool” në natën e Krishtlindjes.

31-vjeçari u shokua ditë më vonë pasi dokumentet për ndryshim të emrit i shkuan me postë në shtëpi.

Celine, dikur Thomas nga Anglia, menjëherë kishte kuptuar se gabimin e bëri sa kishte qenë i dehur, shkruan “the Sun”.

“Me siguri kam qenë i bërë tapë dhe kam menduar se është ide e mirë. Nuk mund ta besoja kur më erdhën dokumentet ditë më pas. Më kushtoi 90 dollarë për ta kthyer. Ose duhej vetëm të qeshja. Viti 2020 ishte një tmerr mbi të gjitha dhe kjo siguronte shumë të qeshura”, ka thënë ai.

Celine, që punon si menaxher në një klub nate, shprehet i shqetësuar se çfarë do t’i thonë në vendin e punës.

“Më duhet të ndryshoj gjithçka tani. Po lutem që të mos ndalem nga policia – do të ishte e çuditshme”, shprehet ai.

Megjithatë, Dioni i ri pranon se dashuria e madhe që ka për këngëtaren e njohur e bën të lumtur që e ndan emrin me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat