Fiton afro 45 milionë euro në lotari

Ndryshe

Fiton afro 45 milionë euro në lotari

Më: 3 janar 2021 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një britanik e ka nisur mbarë vitin 2021, duke fituar 39.7 milionë funte (mbi 44.8 milionë euro) në lotarinë EuroMillions, shkruan “The Independent”.

Numrat fitues ishin 16, 28, 32, 44 dhe 48, si dhe dy yje me fat 01 dhe 09.

“Një person në Britani ka fituar sonte xhekpotin prej 39.7 milionë funte të EuroMillions dhe 10 lojtarë me fat kanë fituar nga një milion funte secili.

Lojtarëve i bëhet thirrje të kontrollojnë tiketat online në faqen e Lotarisë Nacionale apo në shitoren lokale ku i kanë blerë dhe të na telefonojnë për të marrë çmimin”, ka thënë Andy Carter, këshilltar në Lotarinë Nacionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat